TIRANË

Gazetari dhe analisti Arion Sulo mendon se disa gazeta do të mbyllen për shkak të pandemisë së koronavirusit. I ftuar në “Real Story” në News24 Sulo tha se hapja e shtypit nuk mund të jetë efektive pa hapjen totale. Nga ana tjetër ai tha se shtypi i shkruar nuk do të zhduket. Edhe Alfred Peza mendon se gazeta nuk ka për të vdekur dhe sipas tij do të mbijetojë cilësia dhe profesionalizmi.

Arion Sulo: Ne mund të hapim një pjesë të bizneseve, në rastin konkret mediat por nëse nuk hapen bizneset, jeta dalja e plotë e njerëzve atëherë hapja është jo efektive. Goditja është goxha e fortë. Për funeralin e medias së shkruar ka kohë që flitet. Por mendoj se nuk do të zhduket por gazetat më të dobëta nga ana ekonomike, nga historiku do të mbyllen. Disa do të mbyllen dhe kjo do të varet nga shëndeti i tyre ekonomik.

Alfred Peza: Jam dakord që gazeta nuk ka për të vdekur. Do mbijetojë cilësia dhe profesionalizmi. Pamë disa shenja të mira tek gazeta botërore para pandemisë. Po jepnin shenja se po rigjallërohej por mbetet për t’u parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb