Vllaznia fitoi Kupën e Shqipërisë për të tetën herë në histori. Nuk mund të mos jetë i lumtur trajneri i shkodranëve, Mirel Josa, i cili dha intervistën e tij për Gol aps Goli, pas fitores 2-1 me Laçin.

 

“Momentin e vërshëllimës, duke qenë se do vazhdoj të jem trajner, klubi arriti objektivat, pas oshilacioneve që kishte, emocioni më i madh. U arrit objektivi i Kupës dhe ekonomik.I ndryshova mënyrën e lojës dhe vendosjes dhe njëfarë dëshire sepse i pashë pak poshtë lojtarët dhe them se zgjidhjet nuk ishin ato që kërkoja sepse duhet kohë të sistemosh model loje të tillë dhe lojtarët duan kohë. Ja dedikoj të gjithëve në klub, duke filluar nga puntori, pastaj sidomos presidencës dhe lojtarëve. Nga momenti që u shkarkova nga Laçi në gjysmëfinale të kupës, vetes ja kisha dhënë si objektiv këtë fitore.

Kam qenë dhe para kësaj kupe më i titulluari nga trajnerët. Shumë njerëz kanë qenë skeptik. Klubi duhet të shtojë investimin që të arrijmë dhe më shumë. Do isha i paqartë nëse do filloja të mendoja për merkaton pa fituar kupën. Çdo objektiv ka kërkesat, kështu që presim.Mund të kem shumë objektiva si Mirel, përsa i përket lojtarëve, por të gjitha gjërat do bëhen në bashkëpunim me stafin drejtues. Do ja dedikoj këtë trofe tifozëve sepse nuk e keni idenë sa i emocionuar jam ndjerë në Shkodër kur shkova me këtë gjendje të ekipit“ – tha ai.

 

(BalkanWeb)

 

  

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb