Dëbora në stinën e dimrit sjell shumë kënaqësi, siç janë luajtja në dëborë, skijimi, por gjithashtu mbart edhe shumë rreziqe, siç është një prej tyre drejtimi i makinës në rrugë ku ka dëborë e ngrica.
Kur rrugët janë të mbuluara nga dëbora dhe akulli, drejtuesit e mjetit duhet të bëjnë përgatitjet e duhura para se të dalin në rrugë.
“The Automobile Association” në Britani të Madhe ka publikuar disa këshilla nga ekspertët për drejtuesit e mjeteve ara se të dalin në rrugë me makinat e tyre.
Ekspertët rekomandojnë që, përveç ndërrimit të gomave të verës me ato të dimrit, të pastrohen mirë xhamat e makinës para se të filloni lëvizjen, ndërsa duhet të përdorni një çakmak për ta ngrohur pjesën e dorezës së makinës në rast se është e ngrirë.
Gjithashtu këshillohet që t’i jepni kohë vetes rreth 10 minuta për të kontrollaur mjetin, në mënyrë që të siguroheni që makina juaj është e sigurt për udhëtim.
Moti i ftohtë gjithashtu mund të ngrijë ujin në radiatorin e makinës, që do të shkaktonte nxehjen e shpejtë të motorit. “The Automobile Association” sugjeron që të përdorni anti-ngrirësin, të cilin duhet të siguroheni që ta blini të llojit të duhur për makinën tuaj dhe mundohuni që ta administroni atë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Veshjet tuaja duhet të jenë të thata, pasi këpucët e mbuluara me dëborë mund të rrëshqasin në pedalet e makinës. Kurse gjatë drejtimit të mjetit duhet të bëni manovra të kujdesshme, pasi periudha e ndalimit të mjetit është më e madhe në rrugë me akull dhe dëborë. Është e këshillueshme që në terrenet e mbuluara me dëborë të mos lëbizni me shpejtësi të madhe.
Në përpjeta duhet të shmangni ndalesat e panevojshme, si dhe duhet të mbani distancën e duhur me makinat e tjera. Hapësira duhet të jetë e mjaftueshme edhe për makinat përballë jush. Shpejtësia gjatë lëvizjes në përpjetë duhet të jetë konstante.
Nëse jeni duke lëvizur në tatëpjetë duhet të zvogëloni shpejtësinë paraprakisht dhe provoni të shmangni frenimin. Lejoni hapësirë sa më shumë të jetë e mundur ndërmjet jush dhe makinës tjetër.
(el.sp/BalkanWeb)