Të gjithë duan që të bëjnë më të mirën që prej mëngjesit. Njëra nga mënyrat që ndikon që njerëzit të ndjehen më mirë, është zgjimi i mirë dhe i lehtë në mëngjes. Në këtë rast, rendësi të madhe luan rutina që njerëzit kanë.

Më poshtë janë disa këshilla për një mëngjes sa më të mirë:

Organizohuni një natë më herët: Përgatitni rrobat, kështu nuk do të keni nevojë për stresin kur në momentin e fundit duhet të ndërroni pamjen.

Pak minuta para se të zgjoheni nga shtrati: Në vend që të vazhdoni alarmin, provoni që të merrni frymë thellë dhe të shtrini qafën, krahët dhe shpinën. Do ju bëjë të ndjeheni më mirë.

Ndani kohë që të bëheni gati: Ndjehuni mirë për kohën që i kushtoni vetes në mëngjes, mos u bëni gati duke vrapuar.

Krijoni rutinën tuaj të mëngjesit: Është e thjeshtë, mund të jetë thjesht një kafe, ecje, apo libri juaj i preferuar. Çka do që ju jep ndjenjë të mirë, sigurohuni të mos e kaloni mëngjesin pa të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: