Mos prisni mëngjesin për t’u përballur me veturën e ngrirë

Jeta juaj do të jetë shumë më e lehtë nëse që më parë kujdeseni për disa gjëra dhe bëni disa veprime të caktuara të cilat do ta pengojnë ngrirjen!

Po ju paraqesim disa këshilla të shkëlqyeshme se si të mos ju ngrijë as xhami, as dyert, por as bravat dhe si ta zgjidhni problemin nëse ju ndodh kështu:

1. Parkojeni veturën në drejtim të lindjes

Nëse kemi mundësi, gjithmonë veturën parkojeni në atë mënyrë që të jetë i kthyer në drejtim të lindjes. Nëse veproni kështu, rrezet e para të mëngjesit ngadalë do të shkrijnë akullin në xhamin e përparmë.

2. Përdorni alkool dhe sapun

Bëni lëng për shkrirje akulli të cilin në mëngjes vetëm spërkatni mbi akull. Në një shishe hidhni një litër alkool, një decilitër ujë dhe 1 lugë detergjent për larje të enëve. Tundeni mirë. Ekziston edhe një recetë e mirë – në shishe me spërkatës hidhni alkool dhe ujë në përqindje 2:1 (dy të tretat alkool dhe një të tretën ujë).

3. Mbroni bravat nga akulli

Mbrojtja më e mirë është sprajti i dedikuar për këtë qëllim, ndërsa nëse brava ngrinë, çelësin ngroheni me shkrepëse dhe do të arrini ta hapni maminën.

4. Për të mos ngrirë dyert

Lyeni gomën rreth dyerve të veturës me ndonjë yndyrë. Mund të jetë glicerinë, vazelinë, vaj ushqimi etj. Bëjeni këtë sapo të dilni nga vetura në mënyrë që në mëngjes pa problem të mund t’i hapni dyert.

5. Çorape në fshirëset e xhamave

Fusni në çorape fshirëset në mënyrë që në mëngjes të mos i gjeni të “ngjitura” pas xhamit me akull. Ose, thjesht, ngrini lart që të mos qëndrojnë mbi xham dhe të mos ngjiten.

6. Vendosni karton mbi xham

Kjo është mënyrë e shkëlqyeer për të parandaluar që xhamat e veturës të ngrijnë. Këtë mënyrë shoferët e përdorin shpesh. Në vend të kartonit mund të vendosni edhe peshqir të vjetër.

Kujdes!

Xhamave të ngrirë kurrë mos i hidhni ujë të nxehtë, sepse mund të pëlcasin, në mënyrë të veçantë nëse mund të kenë dëmtime të vogla, thonë ekspertët. Zgjedhje më e mirë është uji i vakët të cilin në xhama duhet ta hidhni me leckë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb