Disa qytetarë nga Kosova kanë ngelur në Afganistan dhe nuk po munden dot të largohen për shkak të luftës.

Ministria e Jashmte e Kosovës njofton se po kontakton me 3 qytetarë të cilët po përpiqet ti ndihmojë. Ajo konfirmon se deri më tani qytetarët janë mirë dhe nuk rrezikohen.

Po ashtu Ministria i bën thirrje të gjithë qytetarëve nga Kosova që ndodhen në Afganistan të lajmërojnë në linjën emergjente për të marrë udhëzimet dhe ndihmën e duhur.

 

MINISTRIA E JASHTME E KOSOVËS

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), është duke vazhduar angazhimin intensiv edhe gjatë ditës së sotme për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës që ndodhen në Afganistan me qëllim të largimit sa më të shpejt nga atje.

Deri në mesditën e së hënës, MPJD është në kontakt të drejtpërdrejt me tre shtetas dhe po angazhohet për t’ju dalë në ndihmë. Ata janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të rrezikuar.

MPJD-ja u bënë thirrje të gjithë shtetasve tanë në Afganistan që të lajmërohen në linjën  emergjente me numër +383 45 492 316, për të marrë sa më parë udhëzimet dhe ndihmën e duhur.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që së bashku me partnerët ndërkombëtar të ofroj të gjitha mjetet në dispozicion deri në evakuimin e të gjithë shtetasve tanë nga Afganistani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb