Në këtë kohë shumë të ftohtë që po mbizotëron në mbarë vendin, shumë lehtë mund të ftohemi dhe të bëhemi me grip.

Prandaj, “Health.com” sjell gjashtë mënyra për të parandaluar ftohjen dhe gripin.

1. Bëni inhalim – Virusi i gripit “lulëzon” në ambientet me ajër të thatë.
2. Vazhdoni të lëvizni – Njerëzit të cilët ushtrojnë zakonisht ftohen më pak në krahasim me ata që nuk ushtrojnë.
3. Hani shëndeteshëm – Humbja e kalorive mund t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj gripit.
4. Flini më shumë – Nëse flini më pak se 7 orë në natë, do të trefishoni mundësinë për t’u ftohur në krahasim nëse flini më shumë se 8 orë.
5. Pastroni duart – Moda e vjetër, sapuni dhe uji, mund të vrasin mikrobet që ju bëjnë të sëmurë.
6. Merrni vaksinën kundër gripit – Edhe nëse bëheni me grip, vaksina kundër gripit mund të pakësojë simptomat.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: