KOLONJË

10 mësues në bashkinë e Kolonjës janë izoluar në banesat e tyre pasi pastruesja e shkollës ka rezultuar pozitive me COVID-19. Kështu bëjnë të ditur burime zyrtare teksa shtojnë se sipas protokollit mësuesit janë vetëizoluar në banesat e tyre se bashku me kontaktet e afërta deri në përgjigjen e rezultatit të tamponëve.

Njësia vendore e kujdesit shëndetësor, u ka marrë tamponët secilit prej tyre.

Burime bëjnë me dije se pjesa më e madhe mësuesve janë nga shkollat e qytetit ndërsa mësohet se disa klasa nuk e kanë filluar procesin mësimor ndërsa një pjesë me orar të reduktuar.

Kujtojmë se në bashkinë e Korçës kanë rezultuar pozitivë 2 mësues ndërsa janë karantinuar 4 të tjerë. Ndërkohë në Pogradec deri me tani nuk ka asnjë mësues të dyshuar. Dy nxënës janë izoluar në shtëpi pasi kanë qenë kontakte të një rasti pozitiv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb