VLORË

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku si pasojë një 18-vjeçar ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.

Gazetari Enrik Mehmeti në një komunikim në “News 24” deklaroi se shpejtësia e mjeteve që janë përplasur ka qenë shumë e madhe.

Bëhet me dije se dy Mercedezë janë përplasur me njëri-tjetrin. Edhe pse Benzi mbahet si makinë rezistente, duket se goditja ka qenë e fortë.

Aksidenti ka bërë që të bllokohet përkohësisht qarkullimi  në rrugë, në afërsi të Levanit. Viktima është 18 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është 40 vjeç.

Të plagosurit janë kryesisht të rinj, nga 20 deri 25 vjeç. Disa nga të plagosurit janë nga e njëjta familje dhe nga zona të Vlorës. Tre prej tyre janë me të njëjtin mbiemër dhe nga zonat shumë pranë qytetit jugor bregdetar.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb