TIRANË – Këshilli i Ministrave ka marrë disa vendime sot në mbledhjen e tij të radhës, duke filluar me miratimin, në parim, të Konventës së Këshillit të Evropës kundër Trafikimit të Organeve Njerëzore. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

• Miratohet Konventa e KE kundër Trafikimit të Organeve Njerëzore
• Miratohet ngritjen e Task-Forces mjekësore të Ballkanit
• Miratohet marrëveshja Shqipëri-Gjermani për agrobiodiversitetin
• Miratohet marrëveshja mes Shqipërisë dhe EUROPOL-it.

Së dyti, miratoi në parim, marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë, të Bosnjës e Hercegovinës, të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Sllovenisë për ngritjen e Task-Forcës Mjekësore të Ballkanit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Së treti, miratoi në parim, marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë për projektin “Ruajtja e agrobiodiversitetit në zonat rurale të Shqipërisë”. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Së katërti, vendimin për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese. Ky vendim rregullon procedurat për plotësimin e vendeve të lira, në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, nëpërmjet lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil.

Së pesti, miratoi vendimin për lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive. Ky vendim rregullon procedurën e pranimit në shërbimin civil, të lëvizjes paralele, të emërimit dhe periudhën e provës për nëpunësit civilë të kategorisë ekzekutive.

Këshilli i Ministrave vendosi dhe miratimin në parim të të memorandumit të mirëkuptimit për konfidencialitetin dhe sigurinë e informacionit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës së Policisë Evropiane EUROPOL.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb