Nga 11 qershori deri më 11 korrik do të zhvillohet Europiani, i shtyrë nga 2020 për këtë vit, si pasojë e pandemisë. Protagonistë në këtë event janë shumë yje, por do të mungojnë të paktën 22 lojtarë protagonist.

Duke nisur nga porta, mungon një si Jan Oblak i Atletico Madrid, pasi Sllovenia nuk arriti të kualifikohet për në Europian dhe Andres ter Stegen i Barcelonës, që i është nënshtruar një operacioni në gju dhe nuk është grumbulluar nga Loë.

Në mbrojtje spikatin emra si Virgil Van Dijk e Ferland Mendy, që janë të dëmtuar, por edhe të tjerë si Sergio Ramos e Dayot Upamecano, që nuk janë preferuar nga trajnerët përkatës.

Ndërsa mesfusha vjen me lojtarë me emër si Pjanic, Isco apo Milinkoviç-Saviç dhe sulmi me futbollistë si Haaland e Ibrahimovic. Ky i fundit I dëmtuar, që po përiqet të rikuperohet në kohë rekord.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb