Deputeti dhe pedagogu Agron Gjekmarkaj ka paralajmëruar kryeministrin Edi Ramën për protestë edhe më të fortë nga pedagogët, pas deklaratës së këtij të fundit se disa prej tyre nuk meritojnë as rrogën që kanë.

“Z.Rama tha që disa prej pedagogeve mbase nuk e meritojnë as rrogen që marrin.Se ai i çmon keto pune por më i dobëti prej tyre e meriton atë (rrogen) më shumë se çdo pushtetar. Studentet me force ti paten shkulur 6 Ministra, prape ti marrin. Mos i nënvlefteso as pedagoget”, shkruan Gjekmarkaj në një postim të bërë në Twitter.

Kujtojmë se pak ditë më parë pedagogët u ngritën në protestë, duke kërkuar që të rishikohet rroga e tyre dhe të rritet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb