Fluksi i paradites duket se ia ka lënë vendin qetësisë së pasdites në qendrat e votimit të PD teksa kanë mbetur edhe pak orë nga përfundimi i zgjedhjeve.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se nuk ka më radhë në qendrat e votimeve, teksa situata është e qetë krahasuar me disa orë më parë.

Në orën 19:00 përfundon votimi teksa 30 minuta më vonë nis numërimi i votive në çdo qendër votimi, pra aty ku u votua aty dhe do të numërohen.

Procesverbali më pas i kalon selisë qendrore të PD dhe në orën 08:00 të ditës së nesërme njoftohet rezultati përfundimtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: