Në orën 17:00 do të zhvillohet seanca plenare dhe njëkohësisht edhe protesta e opozitës para Parlamentit.

Gazetari Ergys Gjençaj ka raportuar për BalkanWeb detaje mbi zhvillimin e tyre.

“Në orën 17:00 që nis seanca plenare do të zhvillohet edhe protestës së opozita . Do të zhvillohet në dy fronte. Një grup deputetësh do ta ndjekin nga Parlamenti për të folur mbi çështjen e arrestimit të ish0zyrtarit të FBI, nga ana tjetër do të protestohet jashtë. Në atë orë do të zhvillohet takimi i kryeministri Edi Rama me homologun e tij bavarez.

Tualant Balla dha detaje se si socialistët do të procedojnë në këtë seancë plenare. Ai theksoi se nëse do bllokohet foltorja  e Kuvendit do të ketë ndëshkime, deri në masën e përjashtimit për 10 ditë.

Pritet që ja pasdite me tonë të forta, nga një anë do jetë seanca plenare dhe nga ana tjetër protesta e opozitës. Masat do jenë për të garantuar vijueshmërinë e Kuvendit dhe ditës. Për momentin nuk vëmë re forca të policisë apo të tjera shtesë më të specializuara. Pritet  që me kalimin e minutave, orëve të paraqiten për të ruajtur gjithë Parlamentin dhe ligjvënësit”, raportoi Gjençaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb