Presidenti aktual i SHBA, Donald Trump pasi ka mësuar për humbjen e tij nuk ka reaguar me asnjë fjalë.

Asnjë në frontin e republikanëve nukpo komenton rezultatin më të fundit që e shpall fitues të zgjedhjeve Joe Biden teksa edhe në Shtëpinë e Bardhë nuk ka asnjë lëvizje, por vetëm heshtje dhe qetësi.

Në fakt Trumpin lajmi i hidhur i humbjes e kapi në fushën e tij të golfit në Sterling të Virxhinias teksa po luante.

I vetmi reagim ishte ai i Rudy Giulianu, avokatit të Trump që vetëm paralajmëroi se tashmë zgjedhjet do të shkonin në Gjykatën e Lartë pasi në disa shtete ka dyshimet për manipulim votash, vjedhje e mashtrime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb