Newcastle United po kërkon të përforcojë skuadrën, pasi është shumë pranë kualifikimit në Champions League. “Qymyrxhinjtë” tashmë kanë identifikuar një futbollist që do mund të kryente punë në St. James’ Park.

Bëhet fjalë për anësorin e Interit, Dunzel Dumfries. Holandezi ka gjasë të largohet nga Milano, me drejtuesit zikaltër që duan me këtë rast të mbushin arkat e klubit.

Ccmimi i kartonit të lojtarit vlerësohet rreth 40 milionë euro. 27-vjeçari iu bashkua Interit në një marrëveshje prej 15 milionë eurosh nga PSV në vitin 2021 dhe numëron shtatë gola në 87 paraqitje nën drejtimin e Simone Inzaghit.

Agjentja e Dumfries, Rafaela Pimenta besohet se ka zhvilluar bisedime me disa klube të Premier League gjatë muajve të fundit, duke përfshirë Chelsean dhe Manchester United.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb