Disa varre dhe një sarkofag plumbi që mund të datojnë nga shekulli i 14-të janë zbuluar nga arkeologët në katedralen Notre Dame të Parisit pas zjarrit shkatërrues të vitit 2019, ka thënë ministria e kulturës e Francës.

Vendet e varrimit “me cilësi të jashtëzakonshme shkencore” u zbuluan gjatë punës përgatitore për rindërtimin e majës së kishës antike, tha ministria të hënën.

Midis varreve ishte “sarkofagu i ruajtur plotësisht, në formë njeriu i bërë nga plumbi”, shtoi ai.

Arkivoli mund të jetë bërë për “një dinjitar të lartë” dhe ka të ngjarë të datojë nga vitet 1300 – shekulli pas ndërtimit të katedrales.

Si varret, ashtu dhe elementet e skulpturave të pikturuara u gjetën pikërisht nën nivelin aktual të dyshemesë së katedrales, të identifikuara si pjesë e ekranit origjinal të shekullit të 13-të,  një element arkitekturor që ndan zonën e altarit nga neosi.

Pjesë të tjera të strukturës, të shkatërruara në fillim të shekullit të 18-të, u zbuluan gjatë restaurimit të Notre Dame në mes të viteve 1800 dhe tashmë janë ekspozuar në muzeun e Luvrit .

Studiuesit francezë kanë kryer gërmimin më të fundit arkeologjik përpara se të vendosen skelat për të filluar rindërtimin e majës.

Hetimi i tyre është zgjatur deri më 25 mars, tha ministria e kulturës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb