Disa zona të kryeqytetit po përballen me mungesën e energjisë elektrike.

Përmes një njoftimi për mediat, OSHEE bënë me dije se prej një ore pa drita është zona e “Vasil Shanto” në drejtim të Selitës. Shkak është bërë një defekt qe ka ndodhur në një pallat, i cili është ndërtuar mbi kabujt elektrikë, duke stakuar kështu 4 kabina.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mësohet se se punonjësit e OSHEE-së janë duke punuar pranë objektit ku kalon fideri 327 i Nst Selite.
Po ashtu, në të gjithë Tiranën ka stakime nga 10-15 minuta për shkak të ngarkesës që kanë transformatorët në NST Qendër, Kashar dhe Selitë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: