TIRANE- Disa zona në kryeqytet vuajnë mungesën e energjisë elektrike që prej orës 18:00 të së hënës. Kështu pa energji janë ‘Ali Demi’; ‘Zogu i Zi’; ‘Fusha e Aviacionit’ dhe zona e ‘Unazës së Re’.

Në një reagim të sajin OSHEE kërkon ndjesë për ndërprerjen dhe sqaron se kjo ka ndodhur si pasojë e ngarkesës në rrjet.

“Grupet e punës ndodhen në terren. Aktualisht po punohet për rikthimin e energjisë elektrike”, sqaron OSHEE.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: