Disa zyrtarë policorë janë dërguar për trajtim në spitalin e Mitrovicës për shkak të lëndimeve që kanë marrë gjatë aksionit kundër kontrabandës në veri. Qytetarët serbë kanë sulmuar me grushte pjesëtarët e policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut pas aksionit kundër kontrabandës.

Disa zyrtarë policorë i janë drejtuar spitalit të Mitrovicës për të marrë trajtim mjekësor.

Pas ndërmarrjes së aksionit qindra serbë lokalë janë mbledhur në pjesën veriore të Mitrovicës të cilët edhe kanë sulmuar policinë e Kosovës me grushte duke kundërshtuar aksionin.

Nga videoja e publikuar nga media lokale radiokontaktplus shihen se si policët sulmohen nga qytetarët. Rruga pranë “Komova Kafana” është e bllokuar, ndërsa raportohet se Policia e Kosovës u largua prej aty në një situatë jashtëzakonisht të tensionuar.

Tymi është parë në drejtim të një pompe pranë një ure. Pasi përfunduan punë në një situatë jashtëzakonisht të tensionuar, Policia e Kosovës i tërhoqi autoblindat nga Mitrovica e veriut për ta vazhduar aksionin kundër kontrabandës në Zubin Potok dhe Zveçan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb