Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është shfaqur i mërzitur për mediat pas humbjes 1-0 në Bologna.

“Kështu nuk shkojmë asgjëkundi, duhet të ndryshojmë imazh dhe të kemi më shumë vazhdimësi. Fitorja në Champions na dha shumë energji, por ne erdhëm këtu dhe bëmë këtë paraqitje. Bologna është një skuadër e madhe, luajti më mirë se ne dhe fitoi me meritë. Por ne duhet të rrisim nivelin tonë, të luajmë ashtu siç bëmë kundër Portos. Sot jam këtu për ti kërkuar falje të gjithë tifozëve dhe njerëzve që na mbështesin gjithmonë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: