Erzeni pësoi humbjen e parë në Superiore këtë sezon, teksa u mund 4-1 nga Bylis. Pas ndeshjes për mediat ka folur tekniku i ekipit nga Shijaku, Xhevahir Kapllani.

“Humbje e thellë – E kishim vlerësuar maksimalisht, vinim pas ndeshjes. Nuk më vjen keq që humbëm, më vjen keq për dhuratat me shumicë që i bëmë kundërshtarit.

Pësuam nga goditjet standarte, aty te pika jonë më e fortë. Çuditërisht sot na ndëshkuan aty, ka edhe ditë të keqe, kjo të nab ëhet mësim.

Euforia – Jo. Ne duhet të kemi respekt për veten dhe jemi munduar të shuajmë euforinë. Në disa momente me këtë lloj forme është e pashmangshme.

Zgjidhja e problemeve – Duke parë dhe fushën që nuk ishte në nivelin e duhur, kërkuam që edhe mbrojtja mos luante shkurt por me top të gjatë diagonal. Kërkuam t’i gjenim të çekuilibruar dhe kjo nuk ndodhi. Ajo është përgjegjësia ime.

Zëvendësimet – Kur shënuam, kisha shpresë për një gol të dytë por nuk ndodhi. Të shohim para se ky është futbolli”, tha Kapllani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: