Mourinho ka pësuar disfatën e parë zyrtare me Romën. Kryeqytetasit e Italisë u mposhtën në Verona me rezultatin 3-2.

Vendasit i dhuruan një surprizë të hidhur portugezit me një përmbysje.
Roma kishte ndeshjen nën kontroll në pjesën e parë falë golit të Pellegrinit, por në pjesën e dytë veronezët u rikthyen për të përmbysur rezultatin me Barak dhe Capri brenda 5 minutave.

Iliç shënoi një autogol për të barazpeshuar shifrat, por goli i fitores për Veronën erdhi nga Faranoi.
Me këtë humbje Roma ngec në vendin e katërt dhe ka mundësi të shkojë edhe më poshtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb