Tekniku i Kukësit, Rrahman Hallaçi ka dhënë opinionin e tij për humbjen 0-3 ndaj Egnatias.

“Ishte një ditë e errët për ne, ndeshje për t’u harruar, nuk ishim në ekuilibër. U afruam herë pas here te porta por morëm një gol për gabimet tona. Shpresuam që pjesëm e dytë të rregullonim gjërat por pësuam edhe golin e dytë. Më pas duhet të rrezikonim me dy sulmues por luajtëm një ndeshje të dobët që duhet ta harrojmë. Kemi sfida të vështira përpara por duhet të tregojmë kujdes sepse nuk kemi kohë. Fola pas ndeshjes me lojtarët por nuk bërë analizë, u thashë që të bëjnë dush edhe të qetësohen.

Lojtarët nuk mendoj se ishin në presionin e pikëve, edhe një pikë të merrnim nuk do të ishte keq. Nuk u kam kërkuar lojtarëve të  tentojnë Europën por pjesën poshtë. Ishte një ditë e errët e jona, nuk kishim disiplinën taktike që kam kërkuar gjithmonë. Janë momente që ndodhin, ka periudha të mira e të këqija.

Kur shikon edhe sesi merret goli ka edhe tensione. Ngrita zërin për të kërkuar qetësinë. Duhet të shënonim por mënyra sesi pësuam golat të vjen keq pasi i kemi punuar në stërvitje” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb