Zvicra befasoi jo pak Spanjën, duke e mundur 1-2 në Nations League. Nuk mund të jetë assesi i kënaqur trajneri i spanjollëve, Luis Enrique, i cili pas sfidës është shprehur se ekipi ka nevojë për shumë përmirësime.

“Duhet të punojmë në të gjitha segmentet, duhet të përmirësohemi. Kemi kohë. Do të ketë një finale në Portugali, do të shkojmë për të fituar.Do të ishte më mirë të shkoja në Katar me një seri fitoresh, por unë besoj në ekip.

Shumë lojtarë të mi ishin nën nivelin e tyre në pjesën e parë, por edhe Zvicra ishte e mirë, ata dinë të luajnë. Kur nuk është dita juaj, gjëra të tilla ndodhin. Do të ishte perfekte të mposhtnim Portugalinë para Kupës së Botës. Ne kemi barazuar tre herë dhe tani do t’i mposhtim ata” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: