Legjenda e Liverpool, Steven Gerrard ka analizuar humbjen 2-5 të The Reds ndaj Real Madrid, në Champions League.

“Liverpool filloi në mënyrë të përsosur, pikërisht ajo që ju nevojitet në një natë evropiane. Ata po fitonin dy me zero, por që nga ai moment Real Madridi u rikthye në lojë.

“Çdo ekip që pranon pesë gola, duhet të analizohet pse dhe si. Jam i sigurt se Jurgen Klopp do ta bëjë këtë në të ardhmen.Liverpooli nuk pranon pesë gola këtu në Anfield, dhe nëse i pranon, është shumë e rrallë” – Tha ai. Gerrard shtoi: “Ndonjëherë në futboll, duhet t’i japësh duart rivalit dhe të thuash se fitoi skuadra më e mirë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb