Real Madridi ka pësuar humbje nga CSKA Moska në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve  1-0. Mbretërit pësuan gol që në minutën e dytë të ndeshjes, pas një gabimi të Toni Kroos por madrilenët bënë sot ndaj CSKA të Moskës 24 gjuajtje në portë, siç nuk kishte ndodhur asnjëherë.

“Ajo që na mungoi sot ishte vetëm të shënonin në rastet e panumërta që regjistruam. Është thjesht çështje fati, kemi goditur katër herë shtyllën dhe nuk arritëm të shënonim me aq shumë raste që krijuam. Nëse nuk shënon, është e vështirë të fitosh, vetëm ajo mungoi, por e kërkuam në çdo mënyrë të mundshme”, u shpreh trajneri Lopetegui pas disfatës në Moskë.

“Ne thjesht duhet të vazhdojmë të krijojmë raste, edhe pse nuk janë momente të lehta. Kështu është Liga e Kampioneve, pak kohë më parë bëmë një ndeshje fantastike ndaj Romës. Nuk ishim fantastikë dhe të pathyeshëm më parë, as tani nuk jemi një ekip i keq. Do të përmbysim gjithçka”, përfundoi spanjolli.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb