Numri një i pankinës së Laçit, Gentian Mezani është shfaqur i mërzitur për mediat pas humbjes 4-1 me Vllazninë

“Vllaznia ka element që të vendosin në vështirësi por ne nuk arritëm të ishim në ekuilibër dhe të qartë. Mungesat në mbrojtje ndikuan dhe bënë që të arnoheshim. Sot nuk arritëm të ishim të qartë.

Është e thjeshtë tani të gjej përgjegjësit. Kryesori jam unë. Sigurisht që nuk jam i kënaqur kur pësojmë 4 gola. Mungesat e shumta na vënë në vështirësi për të qenë në ekuilibër gjithë kohën në fazën difensive dhe ofensive.

Mendoj që Shkurtaj është lojtar shumë i mirë dhe shumë cilësor. Ka luajtur 90 minuta në Berat, por edhe Guindo në skuadër, janë dy futbollistë që vendosin në vështirësi mbrojtjen kundërshtare. Ishte një zgjedhje taktike me Shkurtajn”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: