Vllaznia e femrave ka pësuar disfatë 0-4 në shtëpi ndaj PSG-së (Grupet, Champions League). Vajzat franceze mbyllën llogaritë që në pjesën e parë, me dy gola. Ishte Diani që “tundi rrjetën” 2 herë, duke vendosur kështu ndeshjen në shinat e duhura.

Në pjesën e dytë, PSG do thellonte avantazhin me Bachmann, pas një asisti të Cascarino në minutën e 60-të dhe Folquet (90′). Pas katër ndeshjesh, Vllaznia mbetet në vendin e fundit, pa asnjë pikë të grumbulluar. Në krahun tjetër, parisienet janë në vendin e dytë me 7 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: