Komisioni i Disiplinës ka dhënë sot vendimet për javën që lamë pas në futbollin shqiptar. Për sjellje josportive dhe për sulm ndaj kundërshtarit janë ndëshkuar disa lojtarë të Flamurtarit. Dënime ka edhe për zyrtarë të Burrelit.

VENDIMET

1. Zyrtari i KF Burreli, Dorian Bubeqi, per sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
2. Zyrtari i KF Burreli, Arjan Lleshaj, per sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
3. FK Tomori, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
4. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/c dhe 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
5. Lojtari i Flamurtari FC, Behar Ramadani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
6. Lojtari i Flamurtari FC, Souza De Oliveira Odaildo, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
7. Lojtari i Flamurtari FC, Bardh Bylykbashi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
8. Lojtari i Flamurtari FC, Ronaldo Disha, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
9. Lojtari i Flamurtari FC, Andi Ribaj, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
10. Zyrtari i Flamurtari FC, Shkëlqim Ramaj, per sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
11. Zyrtari i Flamurtari FC, Amadeo Di Latte, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12. KS Korabi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
13. Lojtari i KS Korabi, Antonio Tanushi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dhe provokim të publikut, në bazë të nenit 47/1/d dhe 52/1 të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14. Lojtari i KS Korabi, Henry Marku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
15. Lojtari i FK Tepelena, Igli Kalemi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
16. Lojtari i FK Tepelena, Kulemans Havaraj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 47/1/d dhe 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
17. Lojtari i KF Këlcyra, Erjon Trimi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
18. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta, Rigel Tepshi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
19. Rrëzimin e kërkesës së FC Kinostudio, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive./ Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: