Java e 19-të solli disa episode të cilat priteshin të ishin jo vetëm pjesë e Komisionit të Disiplinës por dhe të dënoheshin. Nga boçja e pishës që goditi anësorin në sfidën Kukësi-Laçi e deri tek topat e dëborës që sollën ndërprerjen e sfidës Skënderbeu-Partizani, episode këto të cilat janë kaluar nga FSHF vetëm me gjobë: KF “Kukësi”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek. Në fakt ai që e ka pësuar më shumë nga kjo sfidë është presidenti i Laçit, Pashk Laska i cili për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes është dënuar me 2 ndeshje pezullim. KF “Skënderbeu”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek. Gjithashtu me gjobë prej 100 mijë lekësh për mos përmbushje të përgjegjësive janë dënuar edhe Tirana, Kamza e Teuta ndërsa është paralajmëruar Partizani.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 30.01.2019

1. KF “Tirana”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

2. KF “Kamza”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

3. KF “Teuta”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

4. KF “Kukësi”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.

5. Zyrtari i KF “Laçi”, Pashk Laska, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. KF “Skëndërbeu”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.

7. KF “Partizani”, paralajmërohet se në rast se përsertitje të shkeljeve disiplinore do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

8. KF “Egnatia”, për sjellje të gabuar të spektatoreve duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerjen e përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 65/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje në fushën asnjëanse.

9. KF “Kastrioti”, paralajmërohet se në rast përsërtitje të shkeljeve disiplinore do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

10. KF “Vllaznia”, paralajmërohet se në rast përsërtitje të shkeljeve disiplinore do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

11. Zyrtari i AF “Teuta” U -17, Jualian Fezga, për sjellje jo sportive me gjeste dhe fjalë ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe për refuzim të largimit nga fusha e lojës, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 20 të KDS, zyrtari te ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës së lojës.

12. Lojtari i AF “Teuta” U -17, Saimir Taci, për dhunë ndaj lojtarit kundështar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Lojtari i AF “Teuta” U -17, Arvi Shala, për dhunë ndaj lojtarit kundështar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i AF “Teuta” U -17, Mateo Kokomani, për dhunë ndaj lojtarit kundështar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. AF “Teuta” U-17, për hyrjen brenda rrethimit të fushës të personave të pa autorizuar duke shkaktuar akte dhune ndaj zyrtarit të ekipit kundërshtar , në bazë të Nenit 65/3/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa tifozë në fushën përkatëse si dhe humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0, me KF “Egnatia” U-17 datë 23.12.2018.

16. Pranimin e kërkesës së lojtarit Gjergji Muzaka. Detyrohet KF “Tirana” të ekzekutojë pjesën e mbetur të detyrimeve financiare ndaj kërkuesit Gjergji Muzaka sipas vendimit Nr.1 datë 23.01.2017 të DHKZK brenda një afati 30 ditor, duke nisur nga data e shpalljes së këtij vendimi. Paralajmërohet “K.F Tirana”, se me kalimin e afatit 30 ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive.

17. Pranimin e kërkesës së lojtarit Kejdi Balla. Detyrohet KF “Lufëtari” të ekzekutojë detyrimet financiare ndaj kërkuesit Kejdi Balla sipas vendimit Nr.6 datë 17.07.2018 të DHKZK brenda një afati 30 ditor, duke nisur nga data e shpalljes së këtij vendimi. Paralajmërohet KF “Lufëtari”, se me kalimin e afatit 30 ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive.

18. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Shënkolli”, Ruben Danaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Ruben Danaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

19. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Shënkolli”, Riven Danaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Riven Danaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

20. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF “Shënkolli”, Artan Djala, si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb