Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije vendimet e saj për ndeshjet e fundit të zhvilluara. Partizani për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë. Ndwrsa syrtari i Tomorit, Kejsi Hoxha për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

VENDIMET

1. FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. Zyrtari i FK Tomori, Kejsi Hoxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

3.FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

4.Lojtari i KF Butrinti, Albi Selimaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5.Lojtari i Akademia e Futbollit U15, Emiljano Mihana, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6.Lojtari i KF Skënderbeu U14, Kristian Lumi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7.Lojtari i Akademia e Futbollit U14, Valentin Rusi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8.Lojtari i KF Vllaznia U14, Adis Krymbi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9.Lojtari i SHS Pepa U14, Enis Zoto, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10.Lojtari i KF Laci U-14, Klaudio Stafa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11.Lojtari i FK Dinamo U14, Andra Thanasi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Shënkollit, Sebastjan Deda, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

13.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Valbona, Andi Likaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

14.Rrëzimin e kërkesës së Klubit të Futbollit Butrinti, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb