Dy ndeshje skualifikim, ky është vendimi i marrë nga Komisioni i Disiplinës për goditjen që Neymar i dha Alvaro Gonzalez gjatë sherrit masiv në sfidën PSG-Marsellie. Për sa i përket episodit me sfond racist që braziliani akuzon Gonzalez është hapur një proces.

Neymar ka marrë minimumin e dënimit që parashikohej, një ndeshje e shleu duke mos qenë i pranishëm në sfidën kundër Metz ndërsa do të mungoj dhe në ndeshjet e radhës kundër Nizza, më 27 shtator braziliani mund të rikthehet në fushë. Dënimin më të rëndë e ka marrë Kurzawa i cili është skualifikuar me 6 ndeshje, me dy ndeshje u skualifikua edhe Paredes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: