Nga dy ndeshje pezullim për Solomon të Partizanit dhe Lulaj të Kukësit, për përplasjet mes tyre gjatë sfidës Kukësi-Partizani 1-0 dhe 50 mijë lekë gjobë të reja dhe pa asnjë paralajmërim, shishet e hedhura në fushë, të cilat detyruan anësorin Doda të largohej dy herë nga pozicioni i tij dhe që ndërprenë dy herë takimin në Tirana-Teuta. Madje kryesori Hamiti thirri edhe kapitenin e bardhebluve, Ilion Lika, për të qetësuar tifozerinë. Natyrisht, nuk ka përse të dënohet një stadium për sjelljen e një grupi individësh, por këto vendime të Komisionit të Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, sjellin një standard të ri gjykimi të çështjeve të nxehta, ku pritet që raste të tilla flagrante të kalohen lehtë edhe në vijim.

Ja vendimet e disiplinës:

1. Lojtari i FK “Partizani”, Solomon Theophilus, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

2. Lojtari i KF “Kukësi”, Bruno Lulaj, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

3. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të Nenit 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: