Po mbahet në këto momente seanca e radhës e parlamentit të Shqipërisë.

Deputeti Halit Valteri deklafroi në fjalën e tij se shqiptarët sot kanë nevojë për hapje litash dhe jo për kllounë politikë, duke bërë thirrje për “disiplinim të Damian Gjiknurit”.

Ndërsa, deputeti Ralf Gjoni ngriti shqetësimin se projekt-ligjet që propozohen nga opozita nuk shqyrtohen, ndërsa propozimet e maxhorancës shqyrtohen.

Ralf Gjoni: Angazhimi ynë për ligjet është cilësor. Unë dua të flas në lidhje me drejtimin tuaj të Kuvendit. Propozimi im i projekt-ligjeve nga unë a dikush tjetër nga opozita duhet të trajtohen me seriozitet. Minimalisht projekt-ligjet duhet të trajtohen. Kur janë propozimet tona, thoni prisni se ka kohë, kur ju intereson, e ndryshoni Kushtetutën për 2 orë.

Gramoz Ruçi: Nuk është kështu. kam thënë se amandamentet të shqyrtohen edhe nismat e projekt-ligjeve të opozitës. Kur ka propozime të projekt-ligjeve, ata shqyrtohen në bllok. Të gjitha nismat vijnë të gjitha për të marrë përgjigjen përfundimtare.

Halit Valteri: Shqiptarët kanë nevojë për hapje listash dhe jo për kllounë politikë. Ju lutem, disiplinoni Damian Gjiknuri.  keni thyer çdo cak për të mos ju dhënë shqiptarëve atë që duan, listat e hapura. Shqipëria nuk është një vend që ndahet në zona elektorale, siç doni ju.

Gramoz Ruçi: Jemi këtu për të diskutuar, jeni të lirë të flisni, por ju lutem përmbajuni pasqyrës së punimeve të Kuvendit.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb