Një eksperiment do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje në sallat e koncerteve dhe diskotekat pariziane, me 2 000 persona të vaksinuar, por pa maskë, për të vlerësuar rrezikun e transmetimit të COVID-19, njoftuan sot autoritetet shëndetësore.

Ky studim shkencor, rezultatet e të cilit priten në fund të korrikut, zhvillohet dy javë para rihapjes së diskotekave më 9 korrik.

Ai nuk do të ndikohet nga masat tashmë të njoftuara (vaksinim apo test negativ), për 75% të publikut, me maskë jo të detyrueshme, por të rekomanduar.

Eksperimenti do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje nga ora 23:00 deri në orën 06:00 në Kabaret dhe në Moulin Rouge.

Mbrëmjet do të organizohen nga DJ të njohur, përfshirë Laurent Garnier, Etienne de Crécy ose Pedro Winter.

“Ky projekt parashikon vlerësimin e rrezikut të transmetimit të SARS-CoV-2 tek personat e vaksinuar pjesëmarrës në një mbrëmje, pa maska dhe në vend të mbyllur”, theksoi agjencia shëndetësore ANRS/Semundjet Infektive Emergjente, që drejton projektin me AP-HP (Asistencë publike-Spitalet e Parisit).

Në total, 4 400 vullnetarë të rajonit parizian të moshës 18-49 vjeç do të rekrutohen deri të shtunën.

Ata duhet të jenë të vaksinuar plotësisht (dy doza ose vetëm një për ata që kanë kaluar tashmë Covid, të gjitha për të paktën 14 ditë) dhe nuk kanë sëmundje bashkëshoqëruese që i ekspozojnë ata ndaj një rreziku të një forme serioze.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb