Komisioni Evropian ka filluar ndërmarrjen e masave ligjore kundër Hungarisë dhe Polonisë për atë që e ka cilësuar si diskriminim kundër komuniteteve LGBT në këto dy shtete të BE-së.

Organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian tha të enjten në një komunikim zyrtar se masat kundër Hungarisë janë të lidhura me ligjin e ri, që ua ndalon shkollave përdorimin e materialeve që shihen si promovim i homoseksualitetit. Ky ligj është kundërshtuar ashpër nga BE-ja, por Hungaria dukej e vendosur për të mos hequr dorë dhe e miratoi atë ditë më parë.

Ndërkohë që masat kundër Polonisë lidhen me vendimin e disa rajoneve dhe komunave për ta shpallur veten “zona të lira nga ideologjia LGBT” dhe me dështimin e autoriteteve për të reaguar ndaj hetimeve në këtë çështje, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: