TIRANE- Kompania turke “Kurum”, e cila prej 15 vitesh punon dhe prodhon çeliqe n ëish-uzinat e Kombinatit Metalurgjik Elbasan, veç problemeve të shumta që ka krijaur me githçka të gjallë atje, ka krijuar edhe hendekun e diskriminimit mes punëtorëve dhe specialistëve shqiptarë dhe atyre që ka marrë dhe vazhdon të marrë nga Turqia. Fjala është për diskriminimin që kjo kompani ka bërë dhe vazhdon të bëjë ndaj punëtorëve shqiptarë, në pagat mujore dhe shpërblimet e vitit. Disa prej punëtorëve që prej vitesh punojnë tek Kurum u shprehën se “jo vetëm që marrim më pak se ccdo punëtor turk, por edhe shpërblimet janë më të ulëta dhe kur guxojmë apo kërkojmë llogari, na tregohet dera, na tregohet largimi duke na thënë se “do të marrim edhe të tjerë turq”.

Në bazë të Kodit të Punës, diskuriminimi në pagesë për arsye “rrace, etnie, feje, përbën shkelje ligjore dhe dënohet me ligj”.

Edhe në punësimin e punëtorëve shqiptarë, prioritet u japin muslimanëve, ndërkohë që vendasve iu japin punët më të vështira. Kushtet e punës në uzinën e prodhimit të çeliqeve në “Kurum” janë skandaloze, janë siikur të ishim në Mesjetë. Bujari, banor i lagjes “28 Nëtori” në Elbasan rrëfen se: “kam 4 vjet që punoj tek furra e shkrirjes dhe nja 10 herë desh më ka ikur jeta, jemi në dorën e zotit. Kushtet janë shumë të këqija, paga e ulët, shpërblimet të ulëta dhe qesharake, nuk na jepet e drejta që kemi për ditët e pushimit, orët shtesë. Specialistët turq sillen sikur të ishin zotër të këtij vendi, punojmë si skllevër, na është shkurtuar 20 vjet jetë”. Bujari është 48-vjeç, por tek e shikon ai të jep përshtypjen e një burri mbi 55 vjeç.

KUSHTE SKANDALOZE DHE MUNGESË TEKNOLOGJIE
Kushtet skandaloze janë shoqëruar edhe me mungesën e teknologjisë, e cila nuk justifikon propagandën e madhe që “Kurum” ka bërë dhe vazhdon të bëjë në gjithë këto vite. Vitin e kaluar një grup punëtorësh shqiptarë, tentuan të mblidhen dhe të kërkojnë ndryshimin e situatës, por gjysmat e tyre u pushuan dhe të nesërmen nuk u lejuan të hynin as tek dera e jashtme e kompanisë.

Punëtorët shqiptarë tek “Kurum” trajtohen sikur të ishin të huaj në vendin e tyre. Letra e punëtorëve shqiptarë të “Kurum” ka vajtur vitin e kaluar edhe tek Avokati i Popullit, tek ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-ministri i Punës Erion Veliaj si dhe tek kryeminstri Rama, por deri sot atyre nuk iu është kthyer asnjë përgjigje. Letra e tyre për ndihmë ligjore ka vajtur edhe tek Prefektura e Elbasanit, por edhe ajo nuk u ka kthyer asnjë përgjigje. Për t’i kuptar kushtet e tyre, mjafton t’i shikosh tek zbresin nga autobuzat e linjës, kur kthehen turnet, të nxirë nga tymrat dhe të zbehtë nga gazrat e helmet.

Shpesh i shikon tek mbajnë në duart e tyre të lodhura edhe ndonjë shishe qumësht, kuptohet jo për ta pirë vetë, por për t’jua ccuar fëmijëve në shtëpi. Përtej asaj kasaphane ekologjike dhe njerëzore që k shkaktuar dhe vazhdon të shkaktojë, përtej skandaleve financiare dhe lidhjeve korruptive me zyrtarët vendorë dhe qëndrorë, “Kurum” duhet të ëprgjigjet ligjërisht edhe për tratimin mizor që u bën punëtorëve shqiptarë. As në vitet ’30 kur në Shqipëri kishin mbërritur investitorët e parë italianë, nuk trajtoheshin kështu punëtorët shqiptarë, por u jepej e drejta për gjithccka parashikonte ligji asaj kohe, apo akt-marrëveshja mes palëve. Problemin e diskriminimit financiar e di edhe Ministria e Financës, por deri sot asnjë reagim, asnjë tentativë për verifikim dhe zgjidhje ligjore, përveç premtimit “do ta shikojmë problemin”.

Punëtorët shqiptarë të “Kurum” kërkojnë më shumë vëmendje nga shteti, nga institucionet ligjore shqiptare. Ata nuk duhen lënë pa mbështetje dhe përkrahje, ata janë në vendin e tyre, punën e tyre, pavarësisht se trajtohen sikur të ishin emigrantë të paligjshëm të ardhur nga vendet e thella të Afrikës.

(ma.ar/gazeta Telegraf/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: