Komisioni Parlamentar i Ligjeve u mblodh për të diskutuar mbi zgjedhjen e Presidentit të ri. Ashtu siç e parashikon Kushtetuta, Presidenti i ri, duhet të jetë mbi palët politike.

Po këtë parim ka kërkuar që të ndiqet edhe deputeti dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Ai nënvizoi se për përzgjedhjen e kreut të ri të shtetit duhet të ketë konsensus dhe për zgjedhja në raundin e 4 apo të 5, bëhet vetëm në kushtet ku opozita tenton të bëjë krizë politike.

“Diskutimet soleme kanë arritur në fazë konkrete. Jemi në ditën e parë ku Kuvendi duhet të shqyrtonte kandidaturat për President. Nuk duhet të humbasim kohë. Presidenti duhet të jetë autoritet moral, të qëndrojë mbi palët. Nuk pajtohem me faktin që ka 5 raunde. Kushtetuta ka përcaktuar procedurë të qartë për konsensus. Dy raundet e fundit jepen në rastet kur opozita kërkon krizë politike. Ky është momenti i reflektimit të opozitës që duhet të gjejë brenda vetes konsensusin. Herën tjetër duhet të flasim për kandidaturat që plotësojnë të gjitha kushtet e nevojshme për të qenë President i Republikës”, u shpreh Mediu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb