Kupola e Lazios është mbledhur për të diskutuar për të ardhmen. Presidenti Lotito është i gatshëm të rinovojë me trajnerin Maurizio Sarri. Por tekniku italian dëshiron të njihet me strategjinë e klubit në merkaton e verës, mes lojtarëve të mëdhenj për të mbajtur dhe ekipit për t’u forcuar.

Dhe duke mos ditur se çfarë do të bëhet në verë, Sarri ka vënë një klauzolë, për të liruar veten në fund të majit, kundrejt një penalizimi financiar. Pra, gjithçka do të varet nga projekti i klubit. Kontrata e Sarrit me Lazion skadon në verën e vitit 2023.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb