”Disney” njoftoi sot mbylljen e 28 000 vendeve pune në SHBA në aktivitetet e saj lidhur me parqet e lojërave duke përmendur impaktin e pandemisë në të ardhurat e saj dhe veçanërisht mbylljen e ”Disneyland” që prej gjashtë muajsh.

”Rreth dy e treta e punonjësve janë punësuar me kohë të pjesshme”, theksoi Disney, që numëronte 223 000 punonjës më 31 dhjetor 2019.

“Vendimi vjen nga ndikimi i zgjatur i COVID-19 në biznesin tonë duke përfshirë zvogëlimin e kapacitetit në vendet, në lidhje me distancën fizike dhe pasiguritë mbi kohëzgjatjen e pandemisë”, theksoi numri një botëror i argëtimit në një njoftim për shtyp.

Pasiguritë, të përkeqësuara nga refuzimi i Kalifornisë për të hequr kufizimet që do të lejonin rihapjen e Disneyland, që ndodhet në Anaheim, afër Los Anxheles, akuzon Josh D’Amaro, i cili drejton tek ”Disney”.

”Disneyland” është parku i dytë më i vizituar në botë, pas ”Disney World” në Orlando (Florida), i cili tashmë u rihap në korrik me një matës të kufizuar.

Parqe të tjerë ”Disney” janë rihapur gjithashtu në Azi ose Paris.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb