Disney ka ndaluar përdorimin e shkopinjve selfie në parqet e saj për shkak të ankesave mbi sigurinë. Vizitorët nuk do të kenë mundësinë të marrin këto pajisje në parqe. Zyrtarë të Disney lëshuan një komunikatë, në të cilën thuhej: “Dëshirojmë të kemi një ambient të sigurt për tërë familjen, prandaj nuk lejojmë që për dëshirën e disa individëve të pengohet qetësia dhe qarkullimi i lirë”.

“Shkopi Selfie” është një pajisje e dizajnuar posaçërisht për të bërë selfie. Kjo pajisje ju lejon të shkrepni fotot më të bukura, duke pozicionuar telefonin inteligjent shumë më lartë se mund të arrijnë krahët. Nëpërmjet tij përdoruesit mund të shkrepin një selfie që shfaq më shumë pjesë nga sfondi, si dhe kap edhe njerëzit që ndodhen rreth tyre, krokodil.

Kjo nuk është hera që ndalohet përdorimi i shkopinjve selfie. Në Korenë e Jugut, për shembull, qeveria ka njoftuar se do të ndjekë penalisht të gjithë individët që shesin shkopinj për të bërë “selfie” që janë të pa certifikuar. Të gjithë ata persona që vazhdojnë të shesin pajisje të tilla mund të përfundojnë në burg, ose të gjobiten me 17 mijë paundë. Disa stadiume në Britani kanë ndaluar gjithashtu përdorimin e këtyre pajisjeve, pasi ata mund të keqpërdoren nga përdoruesit, sidomos nga ekipi humbës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: