FRANCE-Topolini erdhi në Europë 30 vjet më parë, pikërisht në 24 mars 1987 dhe pas 5 vjetësh Michael Eisner, presidenti i Walt Disney Company, firmoste marrëveshjen Eurodisney me presidentin francez Jaques Chirac.

Lindi kështu parku zbavitës më spektakolar në të gjitha kuptimet.

Destinacioni i parë turistik evropian, me 15 milion vizitor në vit (320 milion që prej 1992 deri më sot), duke prodhuar 6.2% të të ardhurave të sektorit turistik në Francë, me një vlerë 68 miliard euro.

Me rastin e 25 vjetorit të Disneyland Paris është mbajtur një koncert magjik në kryeqytetin francez nga John Legend, poshtë kështjellës të Bukuroshes së Fjetur.

Për ta mbyllur sa më bukur këtë event, një spektakël piroteknik shumë emocionues.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: