Komisioni i Disiplinës nuk ka pasur shumë punë me javën e parë të rifillimit të superligës, teksa për ndeshjet e javës së 27-të ka marrë në shqyrtim vetëm një çështje, atë të Pashk Laskës, presidentit të Laçit që nuk e ka për herë të parë ballafaqimin me vendimet e këtij komisioni.

Laska është dënuar për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes Laçi-Teuta 1-1, teksa është dënuar me 8 javë pezullim. Por, vetë disiplinori ka vendosur ta zbusë dënimin, duke e përgjysmuar atë në 4 javë dhe duke e lënë në provë Laskën për një periudhë 6-mujore.

Vendimet e disiplinës

1. Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a.të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
2. Në zbatim të nenit 32 të KDS, pezullimin e pjesshëm te ekzekutimit të dënimit duke shlyer detyrimisht gjysmën e duke vendosur zyrtarin ne provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.
3. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb