Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se muajt e fundit në veri të Kosovës janë trafikuar dhe magazinuar shumë armatime.
Ai tha për “Open” në News24 se i referohet informacioneve që disponon përmes burimeve serioze, ndërsa shtoi se ngjarja e së dielës tregoi se gjithçka mund të ishte edhe më e ndërlikuar.
“E diela ishte përpjekje për të vënë me forcë nën kontroll veriun e Kosovës. Informacionet që kam, që disponoj nga burimet serioze, është se në muajt e fundit në veri të Kosovës, janë trafikuar, magazinuar armatime të mëdha, Ngjarja e të dielës zbuloi një skenar që mund të ishte më e ndërlikuar dhe e vështirë për t’u vënë nën kontroll. Përgëzimet i shkojnë Policisë së Kosovës. Kjo tregon se vendi është gati për t’u futur në NATO. Nuk është koha as për eufori”, tha Basha.
(BalkanWeb)