Singapori një prej vendeve aziatike që po e përballon mjaft mirë situatën e me koronavirusin ka marrë masa drastike.

Autoritetet do të gjobisin me 7 mijë euro ose do të burgosin me 6 muaj të gjithë ata të cilët nuk respektojnë distancën fizike prej 1 metër dhe më shumë ose nëse kapen duke u grupuar mbi 10 veta në punë apo në ambiente të jashtme.

Singapori kishte marrë vetëm masa të lehta pasi kaloi valën e parë të koronavirusit të erdhur nga Kina në muajt janar dhe shkurt.

Por pasi ditën e djeshme u regjistrua një numër rekord prej 73 rastesh të reja atëhere qeveria vendosi për masa drastike.

Në fakt deri tani Singarpori ka vetëm 2 viktima nga COVID- 19 teksa numëron 683 të infektuar nga të cilët 172 të shëruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb