Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Taulanda Jupi, është shprehur se distancohet nga dhuna e përdorur nga protestuesit më datë 8 janar, mbi selinë e PD.

Ajo thotë se atë të, ku brenda në seli kishte gra, burra e të rinj, Sali Berisha përdori forcën për t’iu imponuar shumicës së demokratëve. Jupi thekson se nuk do që partia e tyre të shndërrohet në një bunker për interesat e ish-kryeministrit.

Gjithashtu shton, se dhuna nuk është mjeti politik i demokratëve, ndaj PD, ndahet nga 8 janari e zgjedh të ardhmen.

“Në 8 janar pash se si dëshpërimi i një pakice u kthye në dhunë të verbër kundër Partisë Demokratike, grave burrave dhe të rinjve brenda selisë. Pash Sali Berishën të përdorë forcën për t’iu imponuar shumicës së demokratëve, që nuk duan që partia e tyre të shndërrohet në një bunker për interesat e Sali berishes.
Dhuna nuk është mjeti politik i demokratëve, prandaj Partia Demokratike ndahet nga 8 janari dhe organizatorët e tij. Partia Demokratike ndahet nga e shkuara për të zgjedhur të ardhmen”, është shprehur Jupi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb