Dymbëdhjetë maji shënon ditën Botërore të Infermierëve. Në nderim të kësaj dite, në anfiteatrin e Liqenit Artificial të Tiranës po zhvillohet një ceremoni, ku ndër të pranishmit, janë edhe kryeministri Edi Rama e Ambasadorja Amerikane Yuri Kim.

Sakaq, përmes një video-mesazhi, Presidentja e Federatës Europiane të Infermierëve, Elizabeth Adams, falënderoi të gjithë infermierët e infermieret shqiptare, në luftën që kanë bërë gjatë këtij viti pandemik.

Ajo theksoi se sfidat kanë qenë të mëdha, e është dashur që veç anës profesionale, të përfshihet dhe sakrifica gjatë betejës së virusit.

“Ka pasur shumë sfida në vitin e kaluar e do të dëshironim të njihnim të gjithë infermierët që kemi humbur prej pandemisë dhe të shprehim mirënjohjen tonë për infermierët e infermieret shqiptare. Ka qenë detyrë e vështirë, sfiduese, me kosto të larta shpirtërore. Kemi kuptuar që gjatë kësaj periudhe shërbimet shëndetësore kanë qenë të brishta, ne si IFC jemi të angazhuar të punojmë me ju, Ka qenë një punë e shkëlqyer, në këto ditë të vështira, dua t’iu falenderoj për punën e palodhur që keni bërë.

Do të doja t’iu falënderoja edhe për punën që keni bërë, formimin e infermierëve në vendin tuaj. Edukimi i infermierëve është shumë i rëndësishëm për të pasur rezultate të mira. Jemi plotësisht i angazhuar për të punuar me ju, si kushtet e punës, digjitalizimi i sistemeve, që puna e juaj të jetë më e thjeshtë. Dua të falenderoj edhe Urdhrin e Infermierëve. Gëzuar ditën Ndërkombëtare të Infermierit”, u shpreh Adams.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb