Drejtoresha e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, Ledina Beqiraj ka folur sot për News24 lidhur me Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, 26 prillin.

Beqiraj tha se institucioni që ajo drejton harton çdo vit një kalendar për të bërë fushatë ndërgjegjësimi në të gjithë vendin. E ftuar në ‘Opinion’ Beqiraj tha se institucioni që ajo drejton mbush 28 vite nga themelimi i saj.

Ajo theksoi se misioni i drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale është se përmes regjistrimit të këtyre objekteve, të ruhen të drejtat e krijuesve si dhe të promovojë këto objekte.

Cili është misioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale?
Sot institucioni mbush 28 vite nga momenti kur është themeluar. Kemi të drejtat këtu të autorit dhe të pronësisë industriale. Për pronësinë intelektuale kemi të parasysh të drejtat e autorit sa i takon veprave artistike letrare, ndërsa pronësia industriale bën fjalë markat tregtare, dizenjot, për patentat për shpikje dhe modele përdorimi. Misioni i drejtorisë është se përmes regjistrimit të këtyre objekteve, të ruhen të drejtat e krijuesve si dhe të promovojë këto objekte.

 

A është rritur interesi nga bizneset?
Nëse do bënim një krahasim, edhe të 3-mujorit që lamë pas, duke e krahësuar me 3-mujorin e vitit të kaluar, jemi më shumë se sa 10 % rritje kombëtare dhe ndërkombëtare. Tregon interesim jo vetëm të biznesit vendas apo krijuesit vendas për të regjistruar krijimtarinë, por dhe të tregut ndërkombëtar për tregun kombëtar. 26 prilli është ditë e dedikuar për pronësinë intelektuale, ku hyri në fuqi konventa për pronësinë intelektuale. Shqipëria e shtetet anëtare festojnë se bashku, për të mbrojtur krijimtarinë dhe për të lobuar. I gjithë muaji është i dedikuar për pronësinë e intelektuale. Këtë vit Shqipëria bëhet pjesë e një slogan që do të lancohet nga organizata botërore e pronësisë intelektuale, ku ne përcjellim mesazhe. Këto lobime dhe ndërgjegjësimi nuk lihen vetëm përgjatë muajit prill. Pasi kemi një kalendar për takime në biznese. Kemi realizuare rreth 120 takime në biznese përgjatë vitit të kaluar. Nga janari e këtej janë zhvilluar një sërë takimesh në biznese. Në zonën e Ksamilit patëm interes për takim dhe i asistuam. Nëse do i referohesha statistikave të 2020-ën, kemi 4100 aplikime që janë kombëtare dhe ndërkombëtare. Për patentat, nëse për 2019 kemi pasur vetëm 6 regjistrime kombëtare, shkuam në 12. Pra, kjo fushatë e mirë ndërgjegjësuese pranë bizneseve, pasi ndërgjegjësimi është duke nisur nga shkollat fillore, gjimnazet, me universitetet, duke dhënë mundësi për trajnime.

Pra ju nxisni inovacionin?
Ne nxisim inovacionin. Në kuadër të kësaj lëvizje, ne kemi me 4 universitete aktualisht bashkëpunim, por jemi duke e shtrirë bashkëpunimin. Themi se inovacioni nuk i përket vetëm kryeqytetit, pra pronësia intelektuale nuk është vetëm në Tiranë. Me marrëveshjet e bashkëpunimit, është arritur që të ngremë një platformë, duke dhënë sistemin që ne përdorim, për kërkime, për të parë se si funksionin vetë objektet, që nga markat apo patentat. Ne kemi ofruar dhe bursa studimi, falë mbështetjes të zyrën homologe të Kinës. Puna jonë nis me takime individuale. Është përzgjedhje rastësore tek bizneset. E nisim tek bizneset që nuk janë të regjistruara, dhe iu tregojmë rrugëve për regjistrim. Zhvillohen aktivitete të ndryshme. vjet përgjatë verës u zhvillua një aktivitet, ku shumë biznese që prodhonin produkte shqiptare, u orientuan për benetifte.

Qëllimi kryesor është që të jenë të identifikueshëm në treg. Nëse shkojmë në një market dhe marrim ujë, zgjedhim ujin “Fab”. E marrim ujin ‘Fab’ pasi ka këtë element që e njohim. Emri me elementet e etiketës përbën markën e tregtare. Në vetvete shishja, që mund të mbrohet, ka këtë pikën e ujit këtu, ato elementet të veçantë të prerjeve (tregon shishen me ujë Fab), kjo është dizenjo industriale. Kur flasim se çfarë është ‘pronësia industriale’, flet në konceptim ligjor. Por kur flasim kaq thjesht si sot, është me thjesht edhe për biznesin. Pronësia intelektuale është kupola, është macro. Të drejtat e autorit janë letrare dhe artistike. E drejta e Autorit është drejtori nën strukturën e ministrisë së Kulturës, është e pavarur nga ne. Ne kemi një akt të rëndësishëm, që është strategjia kombëtare e pronësisë intelektuale. Nëse uji ‘Fab’ vë re që në treg tregtohet një etiketë identike e tij, dhe e sheh se është në një ambient ku nuk ka të drejtë ta shpërndajë këtë produkt, është që t’i drejtohet Inspektoratit të Mbikëqyrjes së tregut apo entiteteve të tjera dhe më pas ai gjobitet. Janë vendosur gjoba.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb