Teksa greva e urisë së naftëtarëve të Ballshit ka hyrë në ditën e 15 të saj, punonjës të kësaj rafinerie janë hedhur në protestë. Me një banderolë në duar, ku shkruhet; “Punë, pagë, prespektivë”, naftëtarët kanë nisur një marshim, ndërsa do të stacionohen para bashkisë së Ballshit.

Në një lidhje direkte për ‘News24’, gazetari Ervis Kuçi pohoi se naftëtarët do protestojnë për kërkesat e tyre, ndërsa thuhet se do të bllokojnë dhe rrugën.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në pamjet e siguruara për ‘BalkanWeb’ protestuesit dëgjohen teksa brohorasin në kor vargjet nga kënga patriotike ‘Eja mblidhuni këtu, këtu!”. Kujtojmë se naftëtarët kanë hyrë në grevë urie pasi kërkojnë likuidimin e pagave të prapambetura si dhe duan që të vijojë puna.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: